Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit – Këlcyrë dhe aktualisht qarkullimi është i bllokuar
Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.
Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.
I gjithë Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore rurale në Tepelenë, Përmet dhe krahinat e Zagorisë e Pogonit.

