Me kalimin e moshës, lëkura e ndjeshme e fytyrës plaket më shpejt, ashtu si edhe pjesët e tjera të trupit që nuk i mbulojmë, si qafa, dekolteja apo edhe duart.
Nëse nuk keni mundësi të bëni trajtime nëpër qendrat e bukurisë me siguri e vetmja mënyrë për “të mbajtur veten” është trajtimi në shtëpi. Një mënyrë e mirë për ta mbajtur fytyrën të tonifikuar dhe sa më të re është forcimi i muskujve të poshtëm të fytyrës, duke humbur yndyrën shtesë.
Më poshtë ju tregojmë disa metoda të provuara dhe të testuara për ta mbajtur fytyrën tuaj në formë dhe pa pasur nevojë t’i nënshtroheni ndonjë procedure invazive.
1. Gurët masazhues.
Kur punojmë ose jemi nën stres, ne në mënyrë të pandërgjegjshme tensionojmë trupin dhe muskujt tanë. Meqenëse të gjitha shprehitë vijnë nga fytyra jonë, muskujt e fytyrës tensionohen gjithashtu, duke shkaktuar vija të holla që më vonë mund të zhvillohen në rrudha. Mungesa e gjumit, stresi dhe faktorë të tjerë mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit dhe ta bëjnë fytyrën të duket e fryrë dhe e lodhur. Përdorimi i gurëve për fytyrën, qafën, madje edhe për pjesët e shpatullave dhe shpinës, mund të zvogëlojë fryrjen por mund të zvogëlojë gjithashtu pamjen e rrudhave të holla.
2. Ushtrimet që vënë në lëvizje muskujt e gojës.
Nëse doni të tonifikoni muskujt e fytyrës, ato duhet të përdoren, si në çdo pjesë të trupit. Ekspertët thonë se një mjekër e dyfishtë ose e dobët mund të vijnë për shkak të qëndrimit , gjenetikës dhe obezitetit, ndër arsye të tjera. Ju mund të përdorni gojën për t’i dhënë fytyrës pak stërvitje. Mblidhni buzët si bilbil, por nëse jeni duke punuar në një mjedis të përbashkët, mos fishkëlloni që të mos shqetësoni të tjerët. Mblidhni buzët tuaja si një peshk dhe më pas relaksohuni duke bërë një formë “O”. Nxirreni gjuhën disa herë. Punoni me nofullën e poshtme dhe me buzët tuaja. Dhe nëse e gjithë kjo ju duket e sikletshme për t’u bërë në një hapësirë publike, përtypni çamçakëz, por sigurohuni që të mos jetë me sheqer dhe kalori.
3. Përdorimi i një rolleri për fytyrën.
Ashtu si gurët masazhues edhe roller nëse përdoret siç duhet mund tëndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në uljen e çdo fryrjeje në fytyrë. Sa më i ftohtë të jetë roller, aq më efikas mund të jetë. Ekspertët ju këshillojnë gjithashtu të aplikoni serumin ose kremin tuaj të preferuar të lëkurës përpara përdorimit të rollerit, pasi kjo mund të përmirësojë përthithjen.
4. Disa ushtrime bazë.
Mënyra më e mirë për të ushtruar me fytyrën tuaj është të kaloni nëpër një sërë shprehjesh intensive, të bëra më së miri në mënyrë private ose përpara një pasqyre. Bërja e tyre në publik mund t’ju sjellë pamje të çuditshme ose t’ju bejë të qeshni. Sigurohuni që të aplikoni një hidratues përpara se ta bëni këtë në rast se keni lëkurë të thatë.living