Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka realizuar disa fotografi të reja në plazhin Maroubra të Sidneit. Ajo ka treguar format e saj të jashtëzakonshme.
31-vjeçarja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa pozoi me veshje të tejdukshme me rruaza, së bashku me një roje shpëtimi gjysmë të zhveshur.
Trupi seksi i Rita Orës, këmbët e dobëta dhe krahët e zhdërvjellët ishin të dukshme në kostumin transparent, të cilin ajo e kombinoi me taka stileto ari, pavarësisht se ishte në plazh.
Ndërkohë një tjetër foto tregon këngëtaren duke veshur një veshje të zezë që zbulonte dekoltenë e saj, të kombinuar me një minifund ngjyrë portokalli neoni që tregonte këmbët e saj të dobëta.
Rita u pa gjithashtu duke pozuar mbi një varkë shpëtimi në surf me një bluzë të bardhë dhe strece të zeza të ngushta deri në lëkurë, që tregonin edhe një herë fizikun e saj.