Personi që shihni në foto është Pëllumb Meta, 50-vjeçari, i cili u gjeti i groposur në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Ai dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga vajza e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila është arrestuar. Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në policisë duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin.
Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.
E reja deklaroi se e kishte vrarë babain, pasi ai donte ta fejonte dhe nuk e lejonte të vazhdonte studimet e larta.