Erion Murataj PSD

Personi që shihni në foto është Eris Mehmetin, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë.

Ai dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit, i cili qëlloi për vdekje 58-vjeçarin Renato Hoxhaj në Vlorë.

Autoritetet e Vlorës kanë identifikuar makinën me të cilën lëvizi vrasësi, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat që dyshohen të vjedhura.

Po ashtu, kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi ngjarja kanë fiksuar një person me kapele, shall dhe maskë, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së Renato Hoxhaj.

58-vjeçari u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në qytetin e Vlorës.