Një prezervativ gati 200-vjeçar sapo është ekspozuar në një ekspozitë në Amsterdam. Prezevativi mendohet të jetë bërë nga apandesiti i një deleje dhe përmban një figurë të qartë që përfaqëson një murgeshë dhe tre klerikë.
Objekti i rrallë daton që nga viti 1830 dhe u ble nga muzeu në një ankand vitin e kaluar. Prezervativi është pjesë e një ekspozite mbi prostitucionin dhe seksualitetin e shekullit të 19-të. Grafikë, vizatime dhe fotografi janë gjithashtu pjesë e ekspozitës.
Është një subjekt që është i nën-përfaqësuar në koleksionin tonë. Ai mishëron si anët më të lehta ashtu edhe ato më të errëta të shëndetit seksual, në një epokë kur kërkimi për kënaqësi sensuale ishte i mbushur me frikën e shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme veçanërisht sifilizit”, tha muzeu në një njoftim për shtyp.
Muzeu shpjegoi se prezervativi besohet të ketë qenë një suvenir nga një bordello dhe se vetëm dy objekte të tilla dihet se kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Shtypja eksplicite në këtë objekt specifik tregon murgeshën e ulur përpara tre burrave me fustanin e saj të ngritur dhe këmbët hapur, duke drejtuar gishtin nga klerikët, të cilët të gjithë qëndrojnë përpara saj duke mbajtur lart rrobat e tyre.
Prezervativi mban gjithashtu mbishkrimin “Voilà mon choix”, që do të thotë “Ja ku është zgjedhja ime”.
Muzeu vuri në dukje se gravura duhet të konsiderohet si një parodi si e beqarisë ashtu edhe e Gjykimit të Parisit nga mitologjia greke, ku kjo e fundit është historia mitologjike e një Princi Trojan të quajtur Paris, i cili duhej të vendoste se kush ishte perëndesha më e bukur midis Afërditës, Herës dhe Athinës.
Muzeu holandez vëren se koleksioni i tyre i Dhomës së Printimeve përmban rreth 750,000 printime, vizatime dhe fotografi, por ky është shembulli i parë në koleksionin e një printimi në një prezervativ. Prezervativi do të jetë në ekspozitë deri në fund të nëntorit.