Del foto e Jamarbër Malltezit brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ku do të njihet me masën e sigurisë. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion e pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.
Nën hetim për këtë dosje është vënë edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Kreu i Foltores, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.
SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.