Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes ditën e sotme në Samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel ka zhvilluar një takim me kryeministrin britanik Boris Johnson.
Siç shihet dhe nga vetë një foto e postuar nga kryeministri Rama, ai shihet tepër i afërt me kryeministrin Boris Johnson, teksa i flet duke i mbajtur njërën dorë në krah.
Në prani të tyre është dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po dëgjon me ëndje bisedën mes kryeministrit Rama dhe Johnson.