Hoqi dorë nga uniforma e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duket se nuk ka zgjedhur që të pensionohet. “WebLajm” ka siguruar foton ekskluzive nga profesioni i ri i kryepolicit Muhamet Rrumbullaku.
Siç duket edhe nga fotot, pasi la postin e kryepolicit, prej pak ditësh Rrumbullaku ka nisur punë si pjesë e stafit të një kompanie ndërtimi.
Në një nga rrugët e Tiranës, ai është fotografuar me uniformën e sigurisë, pra me jelekun e verdhë dallues.
Se cili është posti i ri i Rrumbullakut nuk dihet, por duket se është përshtatur me detyrën e tij të re.