Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të ashpra mbi projektin e Portit të Durrësit dhe për kërkesën e deputetëve të opozitës të cilët kërkuan që të flisnin nga 10 minuta.

Mesa duket kryeministri Edi Rama është nxehur  me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla, pasi ajo i dha fillimisht fjalën Sali Berishës.

E gjendur përballë kësaj situate ajo i mbylli mikrofonoin Berishës, ndërsa ai u fut “live” në Facebook.