Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet fantastike nga Mali i Thatë, i cili është kthyer një shteg turistik i preferuar në këtë periudhë për shumë turistë.

Natyra dhe dëbora ofron pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës.

“Mirëmëngjesi dhe nga Mali i Thatë tanimë shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës që ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.