Georgina Rodriguez është përballur së fundmi me kritika të shumta në rrjet në lidhje me ndryshimin 360 gradë që pësoi jeta e saj pas njohjes me Cristiano Ronaldon. Fillimisht një mik i saj e “akuzoi” atë se kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe për historinë se si ishte njohur me fubllistin e njohur.

Por së fundmi, modelja po “kryqëzohet” edhe për postimin e saj të fundit në Instagram ku postoi një seri fotosh nga viti 2020 teksa shfaqej krah Ronaldos.

“Duke kujtuar pasditen e verës kur shkruam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike 2020″- shkroi Rodriguez krahas postimit.

Në postim shihen disa pamje nga varka e tyre lusoze, fotot me familjen që shijon pushimet apo edhe koleksionin e saj me disa prej cantave më të shtrenjta.

Mirëpo fotot dhe përshkrimi i postimit ka sjellë një reagim të ashpër nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar dhe gjykuar bukuroshen si një grua ‘materialiste’ dhe se sa shumë ka ndryshuar tashmë që është bërë e pasur.

https://www.instagram.com/p/Cqyb4bvtxSr/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net&rp=%2Flifestyle%2Ffoto-materialiste-georgina-rodriguez-kryqezohet-ne-rrjet-me-postimin-e-i385539#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1893.2000000029802%2C%22ls%22%3A327.79999999701977%2C%22le%22%3A766.2999999970198%7D