Policia e Kosovës ka bërë publike pamje nga arsenali i armëve që u gjet sot gjatë kontrollit në Banjskë të Zveçanit pas vrasjes së një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serb.
Në fshatin e Kosovës së Veriut u gjetën qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, kallashnikovë apo edhe armë antitank.