Home BOTA Foto/Një baba i thotë lamtumirën e fundit familjes së tij

Foto/Një baba i thotë lamtumirën e fundit familjes së tij

30

Një baba mbanë pranë vajzën e tij gjashtëvjeçare, Dasha, me fytyrën e ndrydhur nga emocionet. 32-vjeçari Roman Overchenko, një menaxher shitjesh nga Poltava në Ukrainën qendrore, po i thoshte lamtumirën e fundit familjes së tij herët në mëngjes dje, përpara se të nisej për t’u bashkuar me vullnetarët që luftonin ushtrinë e përparuar të Vladimir Putin.

Duke mbështjellë krahët rreth kokës së tij, Dasha e afron babanë e saj dhe refuzon ta lërë të shkojë. Ajo i dhuron një përqafim sa i bëri që të gjithë kalimtarët aty të ndalonin e ti shikonin. “Mos shko, babi”, i thotë e bija.

Më pas ai përballet me Margon 2-vjeçare. Nga ana tjetër gruaja e tij, Evheniya, nuk mund të shikonte një gjë të tillë dhe ul kokën disa metra më tutje. Ajo duket se me zor po e mban vetën që të mos shpërthejë në lot.

Lotët e vajzave të vogla që mund të mos e shohin babanë

Kur po largohej, Roman i premtoi vetes se do të ishte i fortë për vajzat e tij të vogla. 32-vjeçari largoi familjen e tij nga shtëpia për një vend më të sigurt, si pasojë e sulmeve ruse.

“Shumë e dhimbshme. E dija që do ishte, por… Më duhej të largoja familjen. Të largohesh prej tyre, të mos dish se kur do të jemi sërish bashkë, është ferr. Por mendimi që ata mund të dëmtohen në këtë konflikt është akoma më i keq. Unë do jem në rregull. Të gjithë do jemi. Ukraina nuk do të merret kurrë, kurrë”, thotë ai dhe largohet me makinën e tij drejt luftës, shkruan “Daily Mail”.