Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është shoqëruar për në polici këtë të shtunë.
Ai akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur ndrshe në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
Reperi, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj, për shkak se po shoqërohej për në polici.

