Pas mbarimit të rrugëtimit të tij në “BBVA4”, reperi i njohur G Bani bëri ndërhyrje kirurgjikale në syrin e tij, të cilin e ka patur me probleme.
Pas operimit të syrit, së fundmi reperi mësohet se ka bërë një ndërhyrje kirugjikale dhe në pjesën e hundës.
Referuar disa fotografive të siguruara së fundmi vërehet se ndërhyrja është bërë për qëllime estetike.Pamjet pas operacionit po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit vërejnë menjëherë ndryshimin në profilin e tij.
G Bani nuk ka ngurruar të ndajë detaje nga procesi i rikuperimit, duke qenë i hapur me publikun rreth vendimeve të tij për përmirësimin estetik.