Një magazinë e mbushur me foragjere dhe ushqim për bagëtitë në lagjen “Uznovë” të Beratit është përfshirë nga flakët.
Ende nuk dihet sesi ka rënë zjarri brenda magazinës që ishte e mbyllur por përhapja e shpejtë e flakëve ka trembur banorët e disa shtëpive afër saj, të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësen.
Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem pasi forcat zjarrëfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër.
Ndërkohë që rreth 30-minuta më pas u mundësua edhe shuarja e flakëve të zjarrit. Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjere.
Këto ishin rezervat e ushqimeve që banorët e zonës i ruajnë për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës së dimrit.Ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.
Këto ishin rezervat e ushqimeve që banorët e zonës i ruajnë për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës së dimrit.
Ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.