Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT.
Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google.
Hakerat e “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Instituti të Statistikave, e cila është e paaksesueshme
“Homeland Justice” kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.
“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.
“Pre” e sulmeve kibernetike më parë kanë rënë edhe faqja e Kuvendit të Shqipërisë, AKSHI-t dhe kompanisë celulare “OneAlbania”.