Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, duket se ka shijuar çdo moment të qëndrimit në Brazil. Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram” disa fotografi nga udhëtimi i saj në Amerikën e Jugut.
Në pozat në fjalë, 31-vjeçarja duket mjaft e lumtur teksa ka përfituar nga moti i ngrohtë, duke u shfaqur në bikini shumëngjyrëshe dhe një fund të ngjashëm.
Krijuesja e hiteve shfaqi trupin e saj të tonifikuar teksa relaksohej në një karrige plazhi dhe mbante një kapele po ashtu shumëngjyrëshe. Look-un e saj ajo e kishte kombinuar me një palë shapka me platformë ngjyrë neon.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e famshme mori pjesë gjithashtu në një event të Costa Brazil me Vogue Brazil. Rita ndezi rrjetin duke ekspozuar të brendshmet e saj nën fustanin shumëngjyrësh të tejdukshëm, i cili kishte një dizajn zinxhir përpara.

i saj i unazës nuk dukej në foto.



