Faqja në Instagram e PPE (EPP), ka postuar foto të mbërritjes së Lulzim Bashës, liderit tëq opozitës shqiptare, i cili merr pjesën ditën e sotme në samitin e PPE-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, po merr pjesë në samitin e PPE, që hapi punimet në orën 16.00 të ditës së sotme.Në mëngjes Basha postoi në Facebook një videomesazh i cili do të përcillet në Samit.
Gjithashtu Basha do të ketë edhe një fjalim gjatë këtij evenimenti, ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, krerë qeverish dhe presidentë nga e gjithë Europa.