Futbollisti i PSG, Mauro Icardi është penduar për tradhtinë që i bëri gruas së tij Wanda Nara, me aktoren China Suarez.

Duket se pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit, ai po bën gjithçka për tu rikthyer bashkë.

Së fundmi, madje i ka bërë edhe një dhuratë shumë e çmuar. Siç tregon Wanda në “Instagram”, Mauro e ka befasuar gruan e tij me një çantë luksoze, ndër më të shtrenjtat në botë.

Hermes Himalaya Birkin 30.

Modeli është bërë me lëkurë krokodili të Nilit me më shumë se 245 diamante të inkorporuara dhe detaje ari.

E gjithë kjo dhe vështirësia për të marrë një të tillë, e bëjnë atë çantën më të dëshiruar dhe më të shtrenjtë në botë.

Në vitin 2017, Christie’s nxori në ankand një nga pjesët e këtij modeli të kufizuar në Hong Kong dhe arriti një çmim prej 325,000 euro.

Një vit më vonë një pjesë tjetër u shit për 180,000 euro në një ankand të organizuar nga Christie’s në Britaninë e Madhe.