Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën teksa po lëvizte me automjetin e tij. Ai është përplasur nga një tjetër makinë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Shqiptari, rreth moshës 32 vjeç ishte baba i dy fëmijëve.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo, në provincën e Teramos, një ditë më parë.

32-vjeçari sapo kishte përfunduar turnin e punës. I riu shqiptar është goditur nga një automjet tip “Audi A3” që drejtohej nga një 25-vjeçar. Ambulanca dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht të gjitha përpjekjeve 32-vjeçari nuk mbijetoi. Sipas mediave italiane i dëmtuar ka mbetur edhe 25 vjeçari, i cili u transportua me këmbë të thyer në spital.

(Viktima, Eduart Hoxha)