Mbrëmja e famshme e yjeve të show bizit “Met Gala” është rikthyer këtë vit në Nju Jork, pas një pauze dy-vjeçare të ndikuar nga covid 19. Më shumë se 400 aktorë, atletë, këngëtarë dhe interpretues u shfaqën në tapetin e kuq kryesisht pa maskë, duke sfiduar pandeminë globale të koronavirusit.
Billie Eilish mahniti me një fustan të mrekullueshëm ndërsa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit, së bashku me reperen amerikane Saweetie.
Një e ftuar misterioze u shfaq kokë e këmbë në të zeza – fytyra, goja, sytë dhe koka gjithashtu të mbuluara, me vetëm një bisht të gjatë të zi, dhe kjo ishte yll i ‘reality show’ Kim Kardashian.
Edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihana mbante veshur një fustan të zi, ndërsa diamantet ndriçonin në qafën e saj.
Këngëtarja Jennifer Lopez e cila është në qendër të vëmedjes së mediave për shkak të romancës me ish të dashurin Ben Afleck, kishte zgjedhur një fustan me motive meksikane.
Reperi Lil Nas X u zhvesh për të zbuluar jo një, por tre veshje ari, këngëtari Frank Ocean u shfaq me flokë të gjelbërta gëlqereje dhe mbante atë që përdoruesit e Twitter e përshkruanin si një “fëmijë robot”.
Në sy ra edhe veshja vezulluese e argjendtë e Simone Biles.
Aktori Timothee Chalamet, poetja Amanda Gorman, këngëtarja Billie Eilish dhe tenistja Naomi Osaka bashkëprezantuan mbrëmjen e bamirësisë që cilësohet si “festa e vitit”.