
Në këtë foto, shfaqet autori që largohet me një motor skuter të huaja, të dyshuara greke, EPP480. Nuk ka informacion nëse ky motor është i vjedhur ose jo.
Vrasësi ka qenë me kokore në kokë, me jelek fosforeshent dhe me maskë anti-covid. Ai hyri brenda lokalit të biznesmenit 50-vjeçar dhe e qëlloi me disa plumba pistolete Ardian Nikulajn, i cili ishte i ulur në tavolinë, duke e lënë të vdekur në vend.
Nikulaj ishte një figurë e njohur në zonë, pasi ishte biznesmen në fushën e hoteleri turizmit, por ka pasur edhe aktivitet politik.
Ai ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate (PSD) në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Socialdemokrate për Lezhën ku ka marrë 97 vota.
/tvklan.al
