Ky është 34 vjeçari, Vuk Boriloviç i cili shkaktoi tragjedinë më të madhe në Mal të Zi ditën e djeshme duke vrarë me armë zjarri 11 persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, mes tyre fëmijë dhe një polic.
Mediat malazeze kanë publikuar foton e autorit icili ende nuk dihet nëse është vetëvrarë apo është qëlluar me armë nga policia.
Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.
Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, thonë bashkëbiseduesit e Vijesti nga Drejtoria e Policisë.
Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.
Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.
Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq, 51 vjeç.
Më pas Boriloviq, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i tha atij të dilte jashtë.
Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq , si dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta neutralizonte.
Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Autoritetet nuk zbuluan detajet dhe motivet që e shtynë Boriloviqin të kryente aktin brutal.