Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza e dytë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po punohet me ritme, ndërsa shton se janë përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotëve, ndërkohë që vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.
Ndër të tjera kryesocialisti shkruan se aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë.
“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 2, po punohet me ritme të mira, ku aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave, ndërkohë që po vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarisë”, shkruan Rama.