Erion Murataj PSD

Pretendetit kryesor për të fituar Big Brother Albania Vip, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti vazhdon të marrë mbështetje të madhe jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Amerikë.

Fotografia e artistit është shfaqur në zemër të New Youk-ut. Billboardi është shfaqur në ‘Times Square’, në përkrahje të Gjestit në prag të finales së Big Brother Vip.

Finalja do të mbahet këtë të shtunë më 19 prill 2025.