Një vëzhgues qielli në Itali, i cili është pjesë e projektit “Virtual Telescope”, ka fotografuar bërthamën e madhe të raketës kineze e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në tokë. Raketa tashmë është futur në atmosferën e Tokës.
Sipas ekspertëve, përforcuesi 20 tonësh është mjaft i madh sa që disa pjesë ka të ngjarë të arrijnë në tokë.
