Një influencer është pyetur nga fansat e saj mbi foton që postoi në sektorin VIP të një avioni, kur në fakt po udhëtonte me sektorin ekonomik.
Oceane El Himer, 27 vjeçe, postoi foton në profilin e saj në Instagram për 846,000 ndjekësit e saj, por një pasagjer tjetër tha se ajo më pas u ulë në vendin e saj në sektorin ekonomik.
E veshur me një bluzë të gjelbër dhe tuta vjollcë, Oceane, nga Franca, postoi një foto në pjesën VIP të avionit duke treguar luksin përreth.
Por një foto e dytë, e cili është shpërndarë në Twitter, tregonte atë të ulur në një karrige në sekotrin ekonomik me telefonin e saj në dorë.
Imazhi i ngarkuar nga Oceane, i cili mori më shumë se 100,000 pëlqime dhe krahas saj ajo shkruante se do të fluturonte gjithë natën.
Por shumë shpejt një person në “Twitter” ndau foton e saj me mbishkrimin ‘Oceane El Himmer në sektorin ekonomik’.
Oceane u bë e famshme për herë të parë pasi mori pjesë në një shfaqje televizive realitet të quajtur ‘Les Princes et les Princesses de l’Amour’, ku ajo me motrën e saj binjake Marine luftonin për dashurinë e të njëjtit mashkull.
Ndërkohë më vonë ajo u shfaq edhe në emisione të tjera duke reklamuar jetën e saj luksoze.
Ajo shpesh postonte jetën e saj të luksit dhe në fotot e saj në Instagram shihet qartë se ajo është një person e rrethuar me luks.