Bizneset private në Shqipëri po përballen me mungesën e fuqisë.

Në një vëzhgim të bërë në dyqane të ndryshme, xhamat e tyre shihen të mbushur me afishe ku kërkojnë punëtorë.

Në fotot e siguruara nga LSA, vihet re që kërkesë më e lartë ka për shitëse ose kamarier/e.

Kriza vihet re në biznese të ndryshme si të shitjes së luleve, fast-food, optika, restorante, lokale dhe butik.