Kryeministri Edi Rama u paraqit pak më parë në Presidencë për t’i dorëzuar personalisht presidentit Bajram Begaj propozimet për ndryshimet në qeveri.Nga pamjet shihet momenti kur kreu i qeverisë del nga Presidenca i buzëqeshur.
sipas burimeve jo zyrtare, pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme, ndërkohë që nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seanca e jashtëzakonshme.
Në seancë pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.
