Pamjet që shihni vijnë nga Kryeministria, pak para nisjes së protestës së opozitës.

LSA ka publikuar fotot ku shihen forca të shumta policore që janë pozicionuar te Kryeministria, që do të jetë dhe institucioni ku do të fokusohet protesta dhe akuzat e opozitës.Para Kryeministrisë është vendosur kordoni i policisë, ashtu si për çdo protestë tjetër. Protesta zyrtarisht pritet që të nisë në orën 12:00.