Me rritjen e temperaturave edhe deputetet në Kuvend kanë zgjedhur të relaksohen duke hequr dorë nga ngjyrat e dimrit duke u shfaqur me fustane me lule dhe ngjyra të ndryshme. Para nisjes së seancës së sotme, LSA ka shkrepur foto nga ‘parada’ e përjavshme.
Ajo që nuk ka kaluar pa u vënë re është momenti kur deputeti i PD Arbi Agalliu ecën drejt Kuvendit bashkë me ish-ministren e Financave Anila Denaj.
Pas pak atyre u bashkohet edhe socialistja tjetër, ministrja e Arsmit Evis Kushi e cila shtrëngon duart me Agalliun.
Duket se palë kanë bërë ‘armëpushim’ pas ngërçit disa javor të procesit të zgjedhjes së presidentit.