
Anija italiane Libra, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur më herët sot në Portin e Shëngjinit. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do t’i dhurohet shtetit shqiptar.
Anija u nis nga Brindisi mëngjesin e te premtes. Të 40 emigrantët do të vendosen në kampin e Gjadrit, i cili me dekret të qeverisë italiane është kthyer në Qendër Paraburgimi për Riatdhesim.
Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në objektin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.
