Ata ngjajnë si babë e bijë, por në fakt janë të dashur.
Instruktorja e zhytjes dhe modelja Brightnye Quayle, 22 vjeç, është në lidhje me James, 57 vjeç, prej 14 muajsh, ndërsa publikimi i romancës së tyre ka shokuar rrjetin.
Për këtë arsye, ata janë detyruar të mbrojnë dashurinë e tyre në rrjetet sociale, që për shumë njerëz është thjesht një lidhje për interes.
Ata u takuan në një kazino në Zelandën e Re, ku dhe jetojnë.
“Unë shkova të blija nëntë sanduiçë në barin e kazinosë dhe aty u ndesha me James”, tregon e reja.
Ai erdhi pas meje dhe më tha që duhej të flisja me të, dhe kështu bëra”, vijon ajo.
“Mendova se kushdo që ble 9 sanduiçë, ose po vdes urie, ose ka nevojë për të folur me të”, thotë 57-vjeçari.
James ishte i martuar për 30 vjet, përpara se të takonte Brightnye dhe ka katër vajza, që ndajnë ndjenja të përziera për marrëdhënien e re të babait të tyre.
Dy prej tyre janë në rregull, ndërsa njëra do të donte ta vriste me një pirun të dashurën time, gjë që nuk është shumë e bukur. Por nuk na shqetëson, ne jemi të dashuruar”, tha James.
Shumë nga komentuesit e tyre e etiketojnë Jamesin si ‘gjyshin’ ose ‘babain’ e saj dhe pyesin nëse Brightnye është në lidhje vetëm ‘për para’.
“Komentet janë interesante. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me paratë, është qesharake. Unë kam qenë i martuar me gruan time për 30 vjet, i kam blerë një Maserati, kam paguar për gjithçka… Cili është ndryshimi tani”, pyeti James?
“Çdo marrëdhënie, sigurisht në marrëdhëniet tradicionale ku burri kujdeset për gruan, sigurisht që do të shpenzoj para, nuk është një problem”, tha ai.
Ndërsa Brightnye iu përgjigj me ironi komentuesve: “Tani po shkojmë të më blejë një Porche”. (TemA)