Charlize Theron u pa në plazh në qytetin italian të Porto Ercole të premten me dy vajzat e saj – Jackson, 10 vjeç dhe August, 7 vjeç- dhe dukej në super formë. Aktorja, e cila ka qenë në Itali për të filmuar vazhdimin e hitit të Netflix “The Old Guard” këtë verë, u duk se po e shijonte në maksimum kohën me vajzat e saj dhe duke shijuar rrezet e diellit.
Ajo kishte veshur rrobabanja të bardhë, stil ‘body’ dhe mbante një palë syze të zeza.
Theron, 47 vjeç, mund të shihej duke u bërë banjo dielli dhe po ashtu duke shijuar aktivitete të ndryshme me vajzat e saj.
Në një moment, bomba e “Atomic Blonde”, u shfaq toples ndërsa ishte shtrirë.
Më vonë, ylli i “Italian Job” u pa ndërsa notonte në një dërrasë sërfi me vajzën më të vogël August, duke drejtuar anijen e improvizuar me një vozis.