Ndërsa të gjithë prisnin dasmën madhështore të çiftit të njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha në Como të Italisë sic blogerja kishte deklaruar, dyshja na surprizoi duke kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë në Shijak.

Mirëpo, Armina ka arritur të shijojë të paktën disa ditë pushimi në Como, në një ndër vilat më luksoze të zonës, ku për një natë qëndrimi çmimet variojnë nga 1.200 deri në 2.000 euro.

Blogerja nuk ka nguruar ta shpërndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa foto nga vila ku po pushon.