Policia ka zbardhur vrasjen mafioze të 11 ditëve me parë të të ndërtuesit Eduart Reçi.
Në pranga janë vënë dy autorët e dyshuar, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv policie. Ata kanë rënë “në dorën” e Policisë pas kryerjes së eksperimentit hetimor dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë përreth zonës, e po ashtu nga mbledhja e provave të tjera.
Sikurse raportoi më herët gazetarja Anila Hoxha, dyshohet se viktima he autorët kanë qenë në një konflikt pronësie.
Top Channel
