Aktorja e famshme Charlize Theron është një grua e bukur dhe një aktore e talentuar, por jeta e saj personale ka qenë gjithmonë një arsye për diskutim publik. Ajo tani është 47 vjeçe, por vazhdon të insistojë se nuk ka plane për martesë.
Aktorja thotë se “nuk ka nevojë për një bashkëshort” dhe se jeta e saj është e plotë kështu siç është.
Theron ka qenë në disa lidhje me personazhe si Ryan Reynolds, Stephan Jenkins, Sean Penn dhe Stuart Townsend. Pavarësisht se ka qenë në lidhje të gjata, ajo asnjëherë nuk ka qenë e fejuar dhe as nuk ka dashur të martohej.
“Unë nuk dua të martohem sepse tani institucioni i martesës më duket shumë i njëanshëm dhe dua të jetoj në një vend ku të gjithë kemi të drejta të barabarta”, tha Theron, duke iu referuar miqve të saj homoseksualë.
Theron ka prioritete të ndryshme në jetë, si familja dhe fëmijët, dhe ajo nuk dëshiron ta rrezikojë këtë lumturi.
“Nuk kam dashur kurrë të martohem. Nuk ka qenë kurrë diçka e rëndësishme për mua,” pranoi aktorja.
Charlize nuk është e sigurt nëse do jetë në gjendje edhe të jetojë përsëri me dikë.
“Nuk e di nëse do isha në gjendje ta përballoja përsëri. Jam shumë e vjetër për këtë”, shprehet ajo.
Theron ka shkaktuar debate më parë, edhe për faktin se djalin e vogël e vesh si vajzë, pasi sipas saj, ai ndihet si vajzë.