Mbrëmë, Bora Zemani hapi “Dancing with the stars” me një kërcim. Në rrjet, filloi të komentohej pak për një ngjashmëri të performancës së saj me një nga performancat e Luana Vjollcës, në “Shiko kush luan”. 

Kryesisht u komentua nga grupi i fansave të Luanës në Instagram.

Mesa duket (ndoshta) edhe Luana mendon kështu. Në rast se ky nuk është një modifikim nga fansat e saj, Luana e ka shpërndarë këtë video në Instastory, për ta fshirë ca minuta më vonë:

Në videon që supozohet se ajo ka shpërndarë, shkruhet:

“Po e lë këtë videon këtu, sepse e di që ju duket familiare. Luana, askush s’e bën si ti dhe ky është fakt!”