Nga postimet në rrjetet sociale kuptohet se moderatorja e njohur, Alesia Bami, ndodhet me pushime. Ajo ka zgjedhur destinacionin e famshëm Mykonos në Greqi, për të shijuar rrezet e diellit dhe detin.

E teksa po relaksohet, bukuroshja brune ka vendosur që të ndajë me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram” disa foto mjaft provokuese dhe seksi.

 sigurisht që nuk mungojnë pozat me bikini, ku Alesia ekspozon format trupore që fansat e komplimentojnë herë pas here.

Në postimet e fundit, Bami ka marrë mjaft komente pozitive nga ndjekësit e shumtë, të cilët i shkruajnë se është një “yll bote” dhe është bërë si një “çokollatë hot”.