Xhensila Myrtezaj pak kohë më parë ka publikuar prohektin e saj “Ale Ale”. Pak ditë më parë kjo këngë u bë shkak për një “zhurmë” të madhe në rrjet.
Ka qënë këngëtarja serbe, Maya Berovic ajo e cila ka kopjuar këngën e Xhensilës dhe e ka përkthyer në gjuhën serbe.
Së fundmi vetë Xhensila ka reaguar lidhur me këtë çeshtje, duke u shprehur se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk e dinte se kënga e saj ishte huazuar nga dikush tjetër.
Më tej Xhensila ka theksuar se një këngëtare serbe do të ishte e fundit në listë për t’i dhënë autorësinë këngës së saj.
“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste”.
Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime!
Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti !
Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume , ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.about:blank