Prej pak ditësh vajzat më të bukurat kanë mbërritur në Shqipëri për të përfaqësuar vendin e tyre në “Miss Globe”. Ndalesa e parë ishte në Rinas, e më pas drejt plazhit të Durrësit.
- VIDEO+FOTO/ “Miss Shqipëria” çudit spikeren: Kam mbaruar studimet e larta, ushtroj profesionin prej 3 vitesh si…
Të rejat do të sfilojnë dhe shijojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe lashtësinë shqiptare.
Ndërkohë që para kësaj aventure, bukuroshet i janë bashkuan televizionit “Ora News” për të ndarë me shikuesit emocionet e kësaj gare.
EDICIONI I 21-TË I “THE MISS GLOBE”
“The Miss Globe”, këtë vit ka një prej sloganeve kryesore: “Turizëm në çdo stinë”!
Ky është edicioni i 21-të i eventit të bukurisë “The Miss Globe” dhe në këto vite në Shqipëri kanë ardhur mbi 940 vajza.
Një tur shumë interesant e i ngjeshur me aktivitet i pret të bukurat e Globit pas fotografive për revistat zyrtare.
Turi nis me Lezhën, Malësinë e Madhe, Guci (Mali i Zi), Vlorë, Dhërmi, Himarë, Berat…
Në të gjitha qytetet, stafi i Deliart ka organizuar evente, talent shoë, parada me flamujt kombëtarë të shteteve përfaqësuese deri në një gjysmëfinale spektakolare më Berat në 10-tetor.
Sigurisht që finalja e madhe do të jetë në Tiranë, në 15 tetor në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
Prezantimi i natës finale i është besuar këtë vit Eva Muratit dhe Alban Xhihanit.
Në këtë event bukurie do të jetë të ftuar artistë shqiptarë të rinj që janë të njohur ndërkombëtarisht.
“The Miss Globe” është një nga eventet më të rëndësishme në vendin tonë, për të na sjellë emocione të bukura dhe energji pozitive!