Franca ka arritur të kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.
“Gjelat” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj Anglisë në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, shkruan Gazeta Express.
Ishte Aurelian Tchouameni i cili realizoi në minutën e 17-të të ndeshjes, për ta kaluar vendin e tij në epërsi.
Harry Kane barazoi shifrat në minutën e 54-të të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Olivier Giroud e riktheu epërsinë e “Tre kolorëve” në minutën e 78-të.
Harry Kane e pati mundësinë për ta barazuar rezultatin, por dështoi nga penalltia në minutën e 84-të.
Kështu, Franca kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të takohet me Marokun. /Gazeta Express/