Lucas Digne ëhstë futbollisti i radhës tek Franca që humb kampionatin Europian.
Lojtari i Francës u dëmtua mbrëmë ndaj Portugalisë në EURO 2020, duke shqetësuar jo pak trajnerin e “Gjelave”, Didier Deschamp. Numri një i pankinës foli në intervistën pas ndeshjes, teksa dha edhe lajmin e keq.
“Shqetësimi më i madh është Lucas Digne. Ai ka një dëmtim muskulor pas kofshës. Do të jetë e vështirë për të që të luajë përsëri në këtë turne” – tha Deschamp.
Kujtojmë që ditë më parë Europianin e mbylli edhe Ousmane Dembele.
fax
