I riu fiton kampionatin e peshëngritjes
Elbasani vijon të krenohet me talentet në sportin e peshëngritjes.Peshëngritësi Franko Ferra ka arritur të zërë vendin e parë në kampionatin kombëtar për moshat U17 dhe U20 që u zhvillua në Durrës. Peshëngritësi i talentuar arriti që të dilte i pari duke thyer në këtë mënyrë një tjetër rekord për moshat dhe duke e çuar numrin e rekordeve në 6.
Franko ngriti sfidën e parë 144 kg dhe në të dytën 175 kg dukë dalur i pari nga të gjithë pjesmarrësit. Falë paraqitjes së tij dinjitoze dhe arritjeve në këtë sport Franko Ferra tashmë do të jetë pjesë e ekipt kombëtar të peshëngritjes.
Pas fitimit të kampionatit ai shprehet i sigurtë se do të vijojë të punoj fort që të rrëmbej edhe trofe në kampionate ndërkombëtare.
Edhe trajneri i tij shprehet i kënaqur që talentet e rinj të këtij sporti vijojnë të dalin nga Elbasani.
Sfida e rradhës e kampionit elbasanas do të jetë në kampionatin që do të zhvillohet në Bosnjë-Hercegovinë më datë 14 Tetor.