Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka është ngatërruar në hyrje të fjalës së saj në Kuvend.
Teksa po fliste për krizën e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore, ministrja harron tekstin dhe më pas kërkon ndjesë, duke filluar nga e para.
“Është e rëndë në fakt të thuash që kjo luftë nuk vjen për shkak të…q edhe njëherë ndjesë. Është e rëndë të thuash në fakt që kjo krizë çmimesh me të cilën ne sot po përballemi, nuk vjen për efekt të luftës, me të cilën po përballen dy superfuqi botërore, edhe të prodhimit bujqësor”, tha Krifca.
Më tej ajo tha se qeveria ka ulur TVSH me 10% për fermerët në mënyrë që të lehtësojë sistemet e prodhimit.
“Këtë vit TVSH është ulur 10% për fermerët. Kemi marrë instrumente për të lehtësuar sistemet e prodhimit. Këto sisteme kanë dhe kostot më të larta të inputeve. Përvec reduktimit të energjisë për qytetarët, qeveria ka ngritur me akt normative bordin për minirtorimin e peodukrteve bazë, ku është përfshirë dhe monitorimi i produketve. Skema përfshin naftën falas për fermerët. Buxjeti qe kemi në dipozicion na lejon që tani për tani ta mbajën këtë angazhim. Skema e mbështetjes me baftë falas do të ndihmojë shumë fermerë. Objektivi është që të ndihmojmë belgtorët dhe prodhuesit. 40% e sipërfaqes me grurë dhe misër Këto të dhëna na bëjnë që të jemi shpresë plotë”, shtoi më tej ministrja.