Holanda ka vendosur një bllokim të rreptë gjatë Krishtlindjeve mes shqetësimeve për variantin e koronavirusit Omicron.
Dyqanet me shërbime jo thelbësore, baret, palestrat, parukeritë dhe ambientet e tjera publike janë të mbyllura të paktën deri më 14 janar. Ndërkaq gjatë festave do të lejohen vetëm dy miq në familje.
Kryeministri Mark Rutte tha se masat ishin “të pashmangshme”.
Vendet në të gjithë Evropën kanë shtrënguar kufizimet ndërsa mutacioni i ri vijon të përhapet me shpejtësi.
Rregullat e reja në Holandë janë më të rreptat që janë shpallur mbi Omicron deri më tani.
“Unë jam këtu sonte me një humor të zymtë. Dhe shumë njerëz që po më ndjekin do të ndihen po njësoj,” tha zoti Rutte në një konferencë shtypi të shtunën.
“Për ta përmbledhur me një fjali, Holanda do të kthehet në bllokim nga nesër”, shtoi ai.