Avioni sapo prek pistën në ulje ngjitet sërish.

Frikë dhe ankth te pasagjeret e avionit të linjës Lufthansa, të itinerarit Frankfurt-Tiranë që zbriti në pistën e Rinasit rreth orës 15:00.

Avioni i kësaj linje me mbi 100 pasagjerë në bord, sapo preku tokën në pistën e Aeroportit të Rinasit nuk e ka përfunduar procedurën e aterrimit por është ngritur sërish në ajër duke qëndruar edhe për rreth 20 minuta të tjera në fluturim pritës, duke iu sjellë aeroportit përreth, derisa më në fund është ulur në Rinas.

Asnjë nga pjesëtarët e stafit të avionit nuk u ka dhënë arsye pasagjerëve të frikësuar nga kjo anomali.

Sipas Aeroportit të Rinasit, avioni nuk ka mundur të bëjë aterrimin në pistë për shkak të erës. Ishte vendimi i pilotit që sapo ka prekur pistën e aeroportit  të ngrihej sërish pasi nuk mundi të arrinte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë në pistë.