Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku është përfshirë avioni i linjës ajrore Tiranë- Londër.
Siç raportohet, një avion ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit. Bëhet fjalë për një linjë qe do të nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër.
Në momentin që është nisur, avioni ka marrë shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj piloti është detyruar të frenojë papritur.
Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar. Një tjetër linjë ka marrë më pas pasagjerët për t’i dërguar ata në destinacionin e tyre.
“Një avion i një kompanie private ka bërë një frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit ‘Nënë Tereza’. Bëhet fjalë për një linjë, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme do të nisej nga Tirana për në Londër.
Avioni ka qenë në momentin e nisjes dhe teksa ka marrë shpejtësi është konstatuar se shpejtësia ka qenë tej normave të lejuara dhe kështu pilotit i është dashur të bëjë një frenim të detyruar.
Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, deri tani nuk kemi informacione për të lënduar. Më pas ka mbërritur një tjetër avion që ka bërë të mundur marrjen e pasagjerëve dhe dërgimin e tyre drejt Londrës”, raporton A2cnn.